Nëse AKR do ta mbështes PAN-in, Labi do të jetë kandidat i përbashkët për Ferizajn? NULL NULL 20.08.2017 19:20 20.08.2017 19:20 Nëse Aleanca Kosova e Re do të bëhet pjesë e koalicionit PAN dhe do ta formojnë qeverinë së bashku, atëherë Labinot Tahiri do të dalë si kandidat i AKR-së dhe i PAN-it për kryetar të Ferizajt në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në tetor, njofton klankosova.tv. Sipas burimeve të Klanit, një nga kushtet e AKR-së për PAN-in është që Labi të jetë kandidati i vetëm për kryetar komune i Aleancës Kosova e Re, Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën. Nëse nuk e ka këtë përkrahje, sipas burimit, Tahiri ka thënë se nuk do të garojë fare për kryetar të Ferizajt – që në fakt ishte edhe synimi fillestar i këngëtarit për t’i hyrë politikës. Ndërsa, po që se nuk arrihet marrëveshje në mes të PAN e AKR-së, në vend të Labit, që do të vazhdojë si deputet i AKR-së, për kryetar komune nga kjo parti pritet të garojë, Amir Rexhepi, sekretari i Aleancës Kosova e Re. Por, Tahiri me anë të një postimi në Facebook, ka mohuar që ndonjëherë të jetë diskutuar ky kusht mes AKR-së e PAN-it. “Unë nëse dal për kryetar, dal vetëm në radhët e AKR-së”, shkruan Labi. “Asnjëherë s’është diskutuar ky kusht. Dhe për ne nuk vjen në shprehje interesi personal, në krahasim siç është interesi Shtetit. Pra, për ne, primare janë interesat shtetërore. AKR-ja e ka dëshmuar edhe më herët”. “Të gjitha partitë politike, garojnë të vetme, cilatdo qofshin ato. Pastaj, as Sekretari i degës sonë në Ferizaj, Z. Amir Rexhepi nuk është i nominuar. Sot ne kemi mbajtur kuvendin e partisë dhe aty janë diskutuar mundësitë për të dalë vendi nga kriza, kaq. Ne kemi kryesinë dhe Presidentin, dhe tanimë gjithçka do të ecën për së mbari”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dhuna në familje, tre raste në Prishtinë e dy në Fushë Kosovë brenda 24 orëve 46 minuta më parë