Nënshkruhet marrëveshja historike e paqes në Kolumbi NULL NULL 27.09.2016 08:24 27.09.2016 08:24 Qeveria kolumbiane dhe rebelët e krahut të majtë të rebelëve FARC, kanë nënshkruar një marrëveshje historike e cila zyrtarisht i ka dhënë fund 52 viteve të luftës civile, transmeton Klan Kosova. Udhëheqësi rebel Timoleon Jimenez, i njohur si Timochenko, kërkoi falje për “të gjitha viktimat e konfliktit” dhe u përshëndet me brohoritje dhe duartrokitje. Ai tha: “Unë do të doja të kërkoj falje për të gjitha dhimbjet që i kemi shkaktuar gjatë kësaj lufte”. Konflikti më i madh i Luftës së Ftohtë vrau rreth 260,000 njerëz dhe la 6 milionë të zhvendosur brenda vendit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.