11:36, 13 Gusht 2017

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Abrashi, e ka vlerësuar lartë qëndrimin e kryetarit të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i cili ka kërkuar nga Vetëvendosje e LDK që brenda 10 ditësh të ofrojnë zgjidhje, ose ai do të shikojë opsione të tjera që e largojnë vendin nga kriza, njofton Klan Kosova.

Sipas Abrashit, qëndrimi politik i Pacollit pro zgjidhjeve dhe jo bllokadave është dëshmuar edhe në të kaluarën.

“E vlerësoj qëndrimin e  Behgjet Pacollit,  i cili edhe në kohën kur u largua nga posti i Presidentit nuk pranoi ta dërgoi vendin në zgjedhje, duke reflektuar përtej interesit personal”, shkruan Abrashi në Facebook, njofton Klan Kosova.

“Ai edhe tash po e dëshmon se është njeri i zgjidhjeve duke e vënë interesin e Kosovës në radhë të parë, ngase çdo ditë e kaluar pa krijim të institucioneve sjellë humbje të pa riparueshme për vendin tonë”.

“Afati 10 ditor i dhënë nga Pacolli, për gjetjen e zgjidhjes për formim të institucioneve,  tregon se njerëzit që vijnë nga biznesi nuk e durojnë status-quon dhe se profili i tij  ia mundëson ta kuptoj më së miri se sa të mëdha janë humbjet ekonomike dhe sa shumë dëmtohet imazhi i vendit nga kjo zvarritje”.

“Sikur e gjithë klasa politike të reflektonin në këtë formë, tashmë vendi do t’i kishte institucionet e krijuara”.

klankosova.tv

Interesante