Nënat ankohen se në çerdhe po u heqin vetullat fëmijëve NULL NULL 14.02.2018 17:31 14.02.2018 17:31 Dy nëna të zemëruara në Washington, janë duke marr veprime kundër një kopshti për të cilin pretendojnë se stafi i tyre u ka hequr vetullat fëmijëve. Megjithatë, një hetim i brendshëm i kryer ka quajtur pretendimet e tyre “të pabazuara”, njofton Klan Kosova. Alyssa Salgado dhe Glenda Marie Cruz morën fëmijët e tyre dyvjeçarë dhe braktisën kopshtin e tyre në Basin College në Pasco, qendër kjo e cila drejtohet nga Klubi i djemve dhe vajzave të Benton dhe Franklin County. Zemërimin e tyre nënat po ashtu e shfaqën edhe përmes llogarisë së facebook. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.