Nëna e Selena Gomez, nuk e do Justin Bieber NULL NULL 14.01.2018 10:28 14.01.2018 10:28 Nëna e Selena Gomez, Mandy Teefey, ka treguar se si po ndihet që vajza e saj është ribashkuar me Justin Bieber. Muajin e kaluar, këngëtarja e “Ëolves” dhe nëna e saj hoqën njëra-tjetrën nga Instagrami, por Selena më pas e përditëesoi fotografinë e profilit duke vënë nënën e saj. U tha se të dyja mund të kenë pasur një zënkë pas rilidhjes së Selenës me Justin, e cila mund ta ketë çuar Mandy në spital, megjithëse People raportoi se kjo nuk është e vërtetë. Tani, Mandy zbuloi se ajo nuk po fliste me Justin derisa Selena po bënte transplantim të veshkës, verën e kaluar. Në fakt ata nuk kanë folur me vite dhe ajo tha për Gossip Cop se nuk është e lumtur për ribashkimin e fundit të çiftit. “Selena është e rritur dhe mund të bëjë zgjedhjet e saj”, tha Mandy. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.