17:14, 11 Mars 2017

Mos punoni me fëmijët apo kafshët.

Kjo është një nga rregullat e para të televizionit. Ndoshta sekreti i dytë është: mbylleni derën kur keni të bëni një lidhje direkte nga shtëpia.

Përndryshe do të përfundoni njësoj si korrespondenti i BBC, profesor Robert Kelly që kishte një lidhje direkte nga Busan për të folur për një çështje serioze, si nxjerrja para gjyqit e presidentes së Koresë Jugore.

Fëmijët e tij nuk u brengosën fare për këtë, transmeton Klan Kosova.

E ëma e Kelly ka folur se pse të vegjlit u futën në dhomën ku po fliste i ati, për tu bërë më pas hit nëpër rrjetet sociale.

“Robert zakonisht zhvillon biseda në Skype nga zyra e tij me neve në shtëpi, nga aty ku e bëri intervistën”.

“Fëmijët me gjasë dëgjuan zërat që vinin nga kompjuteri dhe menduan se jemi ne”.

“Ishte e jashtëzakonshme”, ka thënë e ëma e profesor Kelly.

Ajo theksoi se është krenare me të birin, por që pati një këshillë të vogël: “Në jetë ndodh gjithçka, por mësimi që duhet nxjerr nga kjo, është, të mbyllet porta.

Interesante