Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nën hetim, kampioni i katërfishtë i Tour de France

NULL NULL
13.12.2017 10:00
Megjithëse ende nuk është marrë asnjë vendim për suspendimin e tij, britaniku që ka dalë i pari katër herë në Tour de France është nën hetim për përdorim të substancave të ndaluara, pas fitores në Vuelta të Spanjës

Katër herë kampioni i Tour de France, Chris Froome, dështoi ta kalojë testin e përdorimit të substancave të ndaluara pas fitores në Vuelta të Spanjës, në shtator.

Vozitësit të Team Sky në trup iu gjet dyfishi i sasisë së lejuar të barit kundër astmës, Solbutamol, duke bërë që Federata Ndërkombëtare e Çiklizmit të kërkojë detaje tjera, ndërsa Frome mbetet i pa suspenduar.

Britaniku 32 vjeçar në përgjigjen e tij ka thënë se e ka rritur dozën e përdorimit të barit, por brenda kufijve të lejuar, pas këshillës së doktorit, si rrjedhojë e përkeqësimit të simptomave të astmës gjatë garës.

Froome është Britaniku u parë që e ka fituar garën trejavëshe rreth Spanjës, dhe ata të paraprirë nga triumfi në Tour de France gjatë muajit korrik.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.