19:00, 13 Shkurt 2018

Reperi Nelly është duke u hetuar në lidhje me një sulm seksual në Britani.

Incidenti pretendohet të ketë ndodhur më 5 dhjetor pas performancës së Nelly-t në Cliffs Pavilion në Essex.

Akuzuesja ka thënë se kishte shkuar të bëjë një fotografi me këngëtari me ç’rast ai kishte kërkuar që të bisedonte me të. Me pas kishin shkuar në një dhomë kur edhe Nelly kishte filluar të masturbonte në prani të saj. Ajo gjithashtu ka thënë se ai kishte tentuar ta prekë dhe ta puthë.

Ajo ishte larguar nga dhoma dhe ka thënë se nuk kishte shkuar menjëherë në polici ngaqë ka menduar se askush nuk do t’i besonte.

Policia kanë nisur hetimet për këtë rast dhe deri më tani Nelly nuk ka komentuar asgjë.