Negociatat për detin me Greqinë, Bushati kërkon lejen e Metës NULL NULL 14.02.2018 16:30 14.02.2018 16:30 Me anë të një shkrese zyrtare të dorëzuar këtë të mërkurë në Presidencën e Shqipërisë, Ministria e Jashtme kërkon nga Ilir Meta plotfuqishmërinë për negociatat e detit me Greqinë. Kjo do të thotë se tashmë bisedimet sekrete me palën greke hyjnë në një fazë të re, atë të ndarjes së hartës. Të dielën Top Channel raportoi se Presidenti Meta nuk ka dhënë lejen, procedurë e detyrueshme me vendim të Kushtetueses, por nga Ministria e Jashtme u tha se bisedimet po bëhen mbi parime dhe jo mbi harta. Kërkesa bëhet nga Ministria e Jashtme, para se ekspertët të ulen në tryezën mbi hartat për të piketuar kufijtë detarë. Nga Ministria e Jashtme thanë se plotfuqishmëria nevojitet vetëm kur ekipet e dy vendeve të nisin punën me hartën. Në rastin e kufirit detar, kriteret e dakordësuara janë ato të 12 miljeve dhe të vijës së mesit mes kufirit të të dy vendeve. Nga parimi i 12 miljeve përfitonin Shqipëria dhe Greqia bashkë dhe se matja do të niste nga ishujt grekë të banuar në vitin 1913. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.