11:25, 13 Shkurt 2018

Eurodeputeti Eduard Kukan u shpreh i bindur se Komisioni Evropian do të rekomandojë hapjen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë.

  Por, vendimi përfundimtar merret nga Këshilli i Evropës dhe për të bindur këtë këshill, Kukan i këshillon klasës politike shqiptare, që përveç reformave dhe shtetit ligjor, nevojitet edhe uniteti.

“Shoh që ka një unitet nga të gjitha partitë politike për të mirëpritur hapjen e negociatave. Është e domosdoshme që të jeni të gatshëm dhe të tregoni që e meritoni. Unë nuk kam asnjë dyshim që Komisioni do të rekomandojë hapjen e negociatave, por Këshilli e merr vendimin”, u shpreh ai, rapiorton TCH, transmeton Klan Kosova.

Deklarata e Kukan u bë në sesionin e dytë të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit, BE-Shqipëri.