18:30, 21 Prill 2017

Përzgjedhja e goglave për shortin e hedhur për gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve iu besua ish-sulmuesit të Liverpulit, Ian Rush.

Në hedhjen e shortit, goglat vunë përballë dy skuadrat spanjolle, Realin dhe Atletikon e Madridit.

E ashtu siç e do tradita, edhe në këtë sezon ka patur pretendime për parregullsi në short dhe këtë herë pakënaqësitë janë shprehur nga mediat sportive spanjolle, shkruan Top Channel.

Në Spanje, në gazetat më të mëdha sportive kanë kapur një detaj “dyshues” gjatë hedhjes së shortit. Ato kanë publikuar në versionet e tyre online edhe pamjet, ku duket që Ian Rush nuk ka trazuar goglat para se të përzgjedhë Atletikon përballë Realit.

Interesante