Në shtator Nuri Seferi ndeshet për titullin Kampion Europe NULL NULL 01.07.2015 19:02 01.07.2015 19:02 Nuri Seferi do të ndeshet më 5 shtator me kampionin aktual të Europës, boksierin kroat Damir Beljo. Ndeshja, që do të zhvillohet në Mostar të Bosnjes është e vlefshme edhe si ndeshje eliminatore për të sfiduar kampionin e Botës, Marco Huck, në nëntor të këtij viti. Sfida është e vështirë, pasi Beljo, që ka njëkohësisht edhe shtetësinë boshnjake, është nëj boksier që numëron 20 fitore në karrierën e tij, 17 prej të cilave me “knock out” dhe asnjë humbje. Megjithatë, Seferi shprehet optimist për një rezultat pozitiv. “Etjen time për t’u kthyer me fitore në mënyrë dinjitoze çdo ditë e më shumë e ndjej, dhe me padurim pres sfidën e shtatorit. Me kënaqësinë më të madhe e pranova këtë sfidë të vështirë, por besoj shumë se me krenarinë më të madhe do ta kaloj”, shkruan Seferi në faqen e tij zyrtare në Facebook. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.