Në SHBA protestohet kundër armëve NULL NULL 24.03.2018 21:07 24.03.2018 21:07 Protesta masive, të udhëhequra nga studentët që kërkojnë kontroll më të rreptë mbi armët, po mbahen në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me moton “Marshoni për jetët tona”, këto protesta vijnë pasi 17 persona u vranë në një gjimnaz të Floridës muajin e kaluar. Gjysmë milion njerëz pritet të protestojnë në marshimin më të madh, atë të Uashingtonit, shkruan Top Channel. Marshime solidarizuese u mbajtën edhe në Londër, Edinburg, Gjenevë, Sidnej dhe Tokio. Protestuesit kërkojnë të bindin politikanët amerikanë për ndalimin e shitjes së armëve të rënda. Kjo është një çështje që i ndan amerikanët. E drejta për të mbajtur armë ruhet nga amendamenti i dytë i Kushtetutës Amerikane dhe lobi i armëve ka ende shumë ndikim në të tilla vendimmarrje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Moderatori, Kurtit: Duket që nuk e ke problem nëse po e hidhëron dikë - Kurti: Kritika është e shëndetshme 19/03/2024