Në Serbi kërkojnë që Edi Rama të shpallet “persona non grata” NULL NULL 19.02.2018 10:24 19.02.2018 10:24 Deklarata e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Parlamentin e Kosovës se Shqipëria e Kosova duhet të kenë një politikë të përbashkët të jashtme dhe mbase edhe një president mbarëkombëtar, ka nervozuar disa politikanë në Serbi. Një ndër ta është edhe kryetari i Partisë Kombëtare Serbe, Nenad Popoviq. Ai ka pohuar se deklarata e tillë e Ramës është e drejtuar kundër paqes në rajon dhe përfaqëson një akt armiqësie ndaj Serbisë dhe popullit serb. Prandaj, sipas Popoviq-it, Rama duhet të shpallet “persona non grata”, apo person i padëshirueshëm në Serbi. “Deklarata e Kryeministrit shqiptar Edi Rama se Shqipëria dhe shteti i rremë i Kosovës do të kenë një politikë të jashtme të përbashkët dhe president, është e drejtuar kundër paqes në rajon dhe përfaqëson një akt armiqësor ndaj Serbisë”, thotë Popoviq, njofton Klan Kosova. Ai shton se kjo është një tendencë për krijimin e Shqipërisë së Madhe, prandaj Rama duhet të shpallet i padëshirueshëm, kurse ambasadorit shqiptar në shtetin serb duhet t’i dërgohet një notë proteste. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Zëvendësministri Ahmeti takohet me Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë, flasin për thellimin e bashkëpunimit 6 minuta më parë
Kosova Bulliqi e liron nga detyra drejtorin e DKRS-së, thotë se Balaj do të vazhdojë me angazhime të tjera 13 minuta më parë