Në Prishtinë vizatohen grafite me portretin e Oliver Ivanoviqit (VIDEO) NULL NULL 16.04.2018 20:18 16.04.2018 20:18 Një grafit me emrin Oliver, e portret të marrë nga një fotografi e ish politikanit nga veriu i Mitrovicës, Oliver Ivanoviqit u vizatua pranë konvikteve në Prishtinë. Dëshmitarët që nuk duan të flasim para kamerave, thonë se ajo duhet të jetë vizatuar gjatë natës ose të herët në mëngjesin e së hënës, derisa studentët vlerësojnë se dikush mund ta ketë bërë këtë për motive politike, njofton Klan Kosova. Grafite të tilla janë parë edhe në komuna tjera me shumicë serbe si Mitrovicë veriore e Graqanicë. E në ditën kur u bënë tre muaj nga vrasja e liderit të nismës qytetare serbe, “Liria, Demokracia, Drejtësia”, u fol edhe në Kuvendin e Kosovës. Deputeti i Partisë së pavarur liberale Sllobodan Petroviq, shprehu zhgënjimin e tij, duke thënë se nuk u zbulua vrasja. Kronikë nga Vullnet Krasniqi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 2 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 2 orë më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 3 orë më parë