Në prag të Oskar NULL NULL 25.02.2017 18:50 25.02.2017 18:50 Festa që tradicionalisht zhvillohet përpara ceremonisë së çmimeve Oskar, këtë vit ia la vendin protestave…Qindra njerëzve që manifestuan kundër politikave të Donald Trumpit në Los Angeles ju bashkuan edhe shumë aktorë hollivudjanë ndër të cilët Jodie Foster dhe Michael J Fox. Protesta u organizua nga një prej agjencive më të mëdha të talenteve në mbështetje të lirisë së shtypit dhe unitetit…Foster, dy herë fituese e çmimit Oskar tha se shumë rrallë kishte folur në publik, por tani kishte ardhur koha për të ngritur zërin… “Ka ardhur momenti t’u themi udhëheqësve tanë të bëjnë punën e tyre pasi ne nuk do të tolerojmë marrëzitë, kaosin dhe luftënxitjen…Nuk do të heqim dore nga mirëqënia e planetit tonë dhe i qytetarëve tanë”, tha Jodie Foster, aktore dhe producente, shkruan Top Channel. Regjisori iranian Asghar Farhadi do të bojkotojë ceremoninë e çmimeve Oskar të dielën, në shenjë proteste kundër vendimit të Trump për të ndaluar udhëtimet nga 7 vende me shumicë myslimane..Duke folur përmes një videokonference nga Teherani ai falenderoi kolegët për mobilizimin… “Aksioni juaj është vërtetë për tu përgëzuar në një kohë kur disa njerëz po përpiqen të promovojnë urrejtjen duke krijuar ndasi mes kulturave fetare dhe kombësive”, tha Asghar Farhadi, regjisor. Ashtu si çdo event tjetër kinamtografik këtë vit, edhe ceremonia e çmimeve Oskar pritet të dominohet nga politika. Trump është vënë në shënjestër të kritikave nga shumë personalitete të famshme, të tilla si Meryl Streep. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Rrëfimi i një nëne për të birin përmes librit "Dëshmia e një nëne" nga Shpresa Hoxha (VIDEO) 28/03/2024
Kino dhe Teatër Nga sot në Teatrin Kombëtar fillon shfaqja "Kopshti i Hijeve", tregohet historia e familjes Bogujevci 28/03/2024