16:00, 13 Shkurt 2018

Liderit të bendit “Coldplay” duket se nuk iu bë fort vonë që ishte i ftuar në të njëjtin event ku po merrnin pjesë edhe ish gruaja e tij, Gwyneth Paltrow dhe ish e dashura, Jennifer Lawrence.

Ai madje në ditëlindjen e komedianes dhe yllit televiziv, Ellen DeGeneres, kishte ftuar edhe të dashurën e vet më të re, Dakota Johnson.

Në ditëlindjen e 60-të të Ellen, të ftuar ishin shumë personalitete tjera me nam si Oprah Winfrey, Kim Kardashian, Kanye West, Amy Schummer, Chrissy Teigen dhe John Legend.

Po ashtu, edhe artistët muzikorë si Jennifer Lopez, The Weeknd, Pharrell, Adele, Pink dhe Melissa Etheridge morën pjesë në këtë ditë të rëndësishme për Ellen.