Në Mitrovicë hapet ekspozita për Muharrem Qenën NULL NULL 26.09.2016 14:32 26.09.2016 14:32 Me rastin e 10 vjetorit të vdekjes së artistit Muharrem Qena, Muzeu i Mitrovicës në bashkëpunim me “Mitrovica Guide” organizuan një manifestim me familjarët e Muharrem Qenës, me ç’rast u evokuan kujtime rreth jetës dhe veprimtarisë së artistit në fjalë. Gjatë bashkëbisedës me Igballe Qena, Leze Qena, Sadedin Prekazi, u diskutua fëmijëria, lidhja e Muharremit me Mitrovicën, rinia dhe formomi profesional ndërsa në pjesën e dytë së bashku me Melihate Kozeta dhe Rebeka Qena u diskutuan raportet familjare dhe kujtime personale të artistit. Me rastin e përkujtimit të këtij personaliteti të shquar të artit e kulturës Muzeu i Mitrovicës hap javën e Muharrem Qenës me një ekspozitë me gjësende personale në sallën multimediale, që do të jetë e hapur nga sot deri të premten Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit “Mitro të dua” me ç’rast i gjithë tregimi do të digjitalizohet dhe më pas të prezantohet në kuadër të sektorit multimedial të qytetit të Mitrovicës. Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit “Mitro të dua” me ç’rast i gjithë tregimi do të digjitalizohet dhe më pas të prezantohet në kuadër të sektorit multimedial të qytetit të Mitrovicës, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 14 orë më parë