Në Kuvend, sot Specialja NULL NULL 03.08.2015 08:20 03.08.2015 08:20 Kuvendi i Kosovës sot do të mblidhet në seancë plenare me pikën e vetme të rendit të ditës shqyrtimi i propozim-amendamentit nr. 24 në Kushtetutën e Kosovës që i hap rrugë krijimit të Gjykatës Speciale. Ndërkohë, kryeministri, Isa Mustafa është shprehur optimist, për votimin e Speciales njofton Klan Kosova. Ai ka theksuar se dy të tretat e deputetëve do ta votojnë amendamentin kushtetues që i hap rrugë krijimit të Gjykatës Speciale për krimet e supozuara të UÇK-së. Parlamenti do të votojë për të dytën herë për këtë gjykatë pasi në seancën e 26 qershorit deputetët i thanë jo themelimit të saj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 57 minuta më parë