12:14, 9 Nëntor 2018

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi, mbajti sot mbledhjen e radhës ku në rend dite pati shqyrtimin e tre projektligjeve të cilat edhe u miratuan nga anëtarët e këtij komisioni.

Me shumicë votash propozimi i cili ishte sjell nga Qeveria, projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sport i ndryshuar dhe plotësuar  kaloi me 4 vota për, 2 kundër dhe një abstenim.

Anëtaret e këtij komisioni kanë votuar edhe për projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për sponzorizimin në fushën e kulturës,  rinisë dhe sportit.

Ky projektligj kaloi pa asnjë ankesë, me 6 vota pro.

Komisioni ka votuar edhe për projektligjin , i cili ka për qëllim parandalimin dhe sanksionimin e dhunës dhe dukurive të ndryshme në ngjarjet sportive.

Për këtë projektligj pati 4 vota për,  2 kundër dhe 1 abstenim.