Në Kodrën e Trimave sulmohet një shtëpi me granatë dore (FOTO) NULL NULL 18.08.2017 13:39 18.08.2017 13:39 Në orën 8:50 të mëngjesit, në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë ka ndodhur një shpërthim. Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Bëhet fjalë për një shpërthim të një granatë dore”, ka thënë Ahmeti për klankosova.tv. “Njësitet policore janë duke u marrë me rastin dhe rrethanat e shpërthimit të këtij mjeti”, ka shtuar ajo. Ndërsa klankosova.tv merr vesh se ky shpërthim nuk është i rastësishëm dhe se me granatë dore është sulmuar një shtëpi në lagjen Kodra e Trimave në kryeqytet. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Zëvendësministri Ahmeti takohet me Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë, flasin për thellimin e bashkëpunimit 4 minuta më parë
Kosova Bulliqi e liron nga detyra drejtorin e DKRS-së, thotë se Balaj do të vazhdojë me angazhime të tjera 10 minuta më parë