13:49, 10 Tetor 2018

15 fosile të vezëve të dinosaurëve të vjetra afro 80 milionë vjet janë zbuluar në provincën Zhejiang e cila gjendet në Kinën Lindore.

Këto janë gjetur gjatë gërmimeve të tokës në fshatin Guanyintang, shkruan Anadolu Agency, përcjell Klan Kosova.

Aty u formuan disa rrathë nga disa prej fosileve, kurse disa nga ato u gjetën ndaras.

Fosilet i përkisnin periudhës së Kretakut të epokës mesozoike, që daton 80 milionë vjet, tha Du Tianming, drejtor dhe studiues në departamentin e Shkencave të Tokës në Muzeun e Historisë Kombëtare Zhejiang.

Ato u dërguan për ekzaminim në muzeun Yiwu.

“Kjo do të ndihmojë në popullarizimin e edukimit shkencor në të ardhmen, si dhe në nxitjen e kërkimit gjeografik lokal”, citohet një artikull i gazetës Tianming.

Para disa viteve pikërisht në Kinë ishin gjetur edhe gjurmët e këmbëve të dinosaurëve.