17:58, 12 Tetor 2018

Faqja e Komunës së Ferizajt në Facebook ka bërë të ditur se pas një aksioni të zhvilluar nga inspektorët e kësaj komune dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka konfiskuar një sasi të lëngjeve dhe ujit mineral.

Ngarkesa prej 870 litra lëngjesh dhe 300 litrash ujë mineral u gjend në një kamion dhe për të njëjtat nuk u prezantua dokumentacion.

Kryeinspektori i Ferizajt, Ridvan Berisha shpjegoi se në këtë aksion ishin të përfshirë inspektorët sanitar dhe të tregut dhe se kjo sasi e konfiskuar është sinjal se të gjitha kanalet e komunikimit, qarkullimit të mallrave të dyshimta dhe pa kushtet e dokumentacionin përkatës janë nën monitorimin e vazhdueshëm dhe masat e Inspektoratit Komunal.

Komuna e Ferizajt, inkurajon qytetarët që të denoncojnë rastet e tilla si dhe falënderon Policinë e Kosovës për bashkëpunimin e vazhdueshëm në dobi të mbrojtjes së shëndetit publik.

Ndërsa, ngarkesa që u konfiskua, është proceduar në organet gjyqësore deri në vendimin përfundimtar të këtyre të fundit.

klankosova.tv