Në Çagllavicë mbahet debat publik për pakon e projektligjeve për Ushtrinë NULL NULL 09.11.2018 08:22 09.11.2018 08:22 Në Qendrën Mediale në Çagllavicë, të premten do të mbahet debati publik për pakon e Projektligjit për Forcat e Sigurisë së Kosovës, me pjesëtarët e komunitetit joshqiptar. Në debat do të marrin pjesë: Haxhi Shala kryetari i Komisionit të Kuvendit të Kosovës për punë të brendshme, siguri dhe mbikëqyrje të Forcave të Sigurisë së Kosovës, Fatmir Xhelili, anëtar i Komisionit të Kuvendit të Kosovës për punë të brendshme, siguri dhe mbikëqyrje të Forcave të Sigurisë së Kosovës, Rexhep Selimi anëtar i Komisionit të Kuvendit të Kosovës për punë të brendshme, siguri dhe mbikëqyrje të Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe pjesëtarët e komuniteteve joshqiptare. Debatin e organizon Komisioni i Kuvendit të Kosovës për punë të brendshme, siguri dhe mbikëqyrje të Forcave të Sigurisë së Kosovës në bashkëpunim me Institutin për afirmim të marrëdhënieve ndër-etnike. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024