Në Budva flitet për perspektivën euroatlantike për shtetet e Ballkanit Perëndimor NULL NULL 22.05.2018 11:40 22.05.2018 11:40 Presidenti Hashim Thaçi është duke marrë pjesë në Forumin e Sigurisë i cili po mbahet në Budva. Forumi “To be Secure” është organizuar nga Këshilli Atlantik dhe Qeveria e Malit të Zi, njofton Klan Kosova. “Bashkë me presidentin malazez, Milo Gjukanoviç, përfaqësues amerikanë, kanadezë dhe të shteteve tjera të BE-së, do të flasim për perspektivën euroatlantike të shteteve të Ballkanit Perëndimor”. “Mali i Zi, si anëtar i ri i NATO-s, ka bërë një progres në integrimet evropiane dhe shërben si një frymëzim për tërë rajonin”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024