Në Bolivi zbulohet gjurma e dinozaurit më të madh ndonjëherë (Video) NULL NULL 29.07.2016 12:34 29.07.2016 12:34 Në Bolivi është zbuluar një gjurmë këmbe e gjatë mbi një metër, e bërë nga grabitqari mishngrënës para 80 milionë vjetësh, transmeton Klan Kosova. Sipas Sebastian Apesteguia, i cili po e studion këtë gjetje, kjo me gjasë i përkiste abelisaurusit, dinozaurit dykëmbësh që dikur endej nëpër Amerikën e Jugut. Ky është më i madhi i këtij lloji i gjetur ndonjëherë. Kjo gjurmë është zbuluar këtë muaj nga një udhëzues turistik rreth 64 kilometra jashtë qytetit Sucre të Bolivisë, zonë kjo e butë argjilore afër këtij qyteti e cila është e njohur për gjetjen e gjurmëve të dinozaurëve dhe mbetjet skeletore të tyre. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.