Ndryshimet në Brexit, May heqë dorë nga tarifa për qytetarët e BE-së NULL NULL 21.01.2019 17:38 21.01.2019 17:38 Theresa May ka hequr dorë nga tarifa prej 65 funte për miliona qytetarë të BE-së që do të duhej ta paguanin për të siguruar të drejtën për të vazhduar jetesën në Britani të Madhe pas Brexit. Kjo u bë e ditur pasi kryeministrja bëri një deklaratë për deputetët me ç’rast u tregoi se cilat ndryshime po i planifikon në marrëveshjen e Brexit për të marrë mbështetjen e tyre. Ajo tha se do të kishte diskutime të mëtejshme me DUP të Irlandës së Veriut dhe të tjerë lidhur me shqetësimet e tyre për kundërshtimin irlandez. Më pas përfundimet e nxjerra nga këto diskutime May do t’i dërgojë në BE. Deputetët do të votojnë për çdo propozim të martën e ardhshme, pasi plani origjinal i kryeministres u mposht të martën e kaluar nga një rekord votash kundër – 230 – në Dhomën e Komuniteteve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Festa e Pashkëve: Dodë Gjergji fton qytetarët për paqe, harmoni, barazi e tolerancë fetare 58 sekonda më parë