19:01, 11 Korrik 2017

Parisi dhe Los Anxhelosi do të marrin oferta për t’i organizuar Lojërat Olimpike verore në vitet 2024 dhe 2028.

Kjo ide e paprecedent po përmendet për shkak të rënies së interesimit nga qytetet e njohura për t’u bërë organizatore të Olimpiadave, njofton Klan Kosova.

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, e ka dhënë këtë propozim pas disa tërheqjeve të kandidaturave të ndërlidhura  me koston e madhe të shpenzimeve.

Qyteti rus Sochi ka shpenzuar 51 miliardë dollarë për ta organizuar Olimpiadën Dimërore në 2014, derisa kriza e vitit 2016 e vendosi Rio-n në probleme të madhe për shkak të shpenzimeve prej 13.1 miliardë dollarëve.

Parisi e ka edhe një arsye më shumë për organizimin e Olimpiadës në 2024, pasi ky vit shënon 100 vjetorin kur kryeqyteti francez për herë të fundit ishte në këtë rol. Los Anxhelos  ka ofruar garanci institucionale.

Bach ka deklaruar se Komiteti Olimpik Ndërkombëtar do të bashkëpunojë me dy qytetet për të arritur marrëveshje.

Nëse kjo gjë nuk bëhet, në muajin shtator anëtarët e KON-it do të votojnë si zakonisht për qytetet fituese.

 

Ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike në Rio  2012

 

Ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike në Londër  2012

 

 

Ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike në Pekin  2008

 

 

Interesante