18:00, 12 Mars 2018

Ndihmon të mbajnë lidhje të ngushta me njerëz si dhe influencon mënyrën se si sillemi nëpër situata të ndryshme duke u nisur nga ambienti i punës e deri tek ndejat.

Tani shkencëtarët kanë deklaruar se ndjeshmëria nuk është diçka që e përvetësojmë përgjatë zhvillimit dhe përmes eksperiencave të ndryshme, mirëpo pjesërisht është edhe e trashëguar.

Një studim i zhvilluar me 46,000 persona ka gjetur prova për herë të parë që tregojnë se gjendet kanë rol të rëndësishëm në atë se sa janë njerëzit të ndjeshëm.

Ky studim gjithashtu ka gjetur se gratë janë më të ndjeshme krahasuar me burrat.

Ndjeshmëria ka një rol të rëndësishëm në lidhjet tona. Na ndihmon të njohim njerëzit e tjerë si dhe shërben si udhërrëfyes për mënyrës si të sillemi në mënyrë të përshtatshme, p.sh kur dikush është i mërzitur dhe dëshiron të ndjehet rehat.

A woman comforting a man