Ndizet NBA, Jordan kalon te Dallas NULL NULL 04.07.2015 15:04 04.07.2015 15:04 Merkato në NBA ka nisur të marrë formë. Që prej 1 korrikut shumë basketbollistë cilësorë janë shndërruar në lojtarë të lirë, dhe janë vënë në kërkim të destinacioneve të reja. I pari nga emrat e mëdhenj që e ka bërë tashmë zgjedhjen e tij është DeAndre Jordan. 26 vjeçari i cili nuk rinovoi me Los Angeles Clippers ka zyrtarizuar kalimin e tij te Dallas Mavericks. Mes kalifornianëve dhe teksanëve ishin këta të fundit ata që buzëqeshën sepse DeAndre Jordan ose Shaq O’Neil i ri siç kanë filluar ta quajnë në Dallas për shkak të fizikut të tij, firmosi një kontratë 4 vjeçare me Mavericks nga e cila do të përfitojë në total 80 milionë dollarë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.