Ndiqeni çdo natë udhëtimin e “Miss Kosova 2016” në Klan Kosova NULL NULL 04.09.2016 19:29 04.09.2016 19:29 Që nga e premtja, Klan Kosova ka filluar me transmetimin e rrugëtimit të plotë të vajzave drejt kurorës së Miss Kosova 2016. Çdo natë në kanalin e televizionit Klan Kosova nga ora 19:20, do të mund të ndiqni episodet e një dite të lodhshme pune që fshihet prapa organizimit të spektaklit të bukurisë. Në episodin e së dielës, do të mund të mësoni këshillat e mësueses zvicerane të joga’s, Nora Kersten, e cila si mysafire speciale do t’i ndajë me vajzat konkurrente këshillat dhe eksperiencën e saj personale. Gjithashtu, do të mund të mësoni nga ajo receta të ndryshme për të përgatitur smoothie’s me produkte natyrale. Rrugëtimin e vajzave që konkurrojnë për spektaklin e bukurisë “Miss Kosova 2016”, mund ta ndiqni çdo mbrëmje në Klan Kosova, deri në natën finale e cila do ta kurorëzojë mbretëreshën e bukurisë të mërkurën, me 7-të shtator. Deri atëherë, ju presin shumë surpriza dhe argëtim nga prapaskenat e organizimit të “Miss Kosova 2016”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.