20:00, 12 Nëntor 2017

Duke ngrënë vetëm pesë kërpudha në ditë, ju mund t’i shtoni shëndet jetës tuaj.

Kjo pasi, mund të parandaloni çmendurinë, zvogëloni rrezikun e sëmundjeve të zemrës e madje edhe të parandaloni kancerin, thonë shkencëtarë botëror, transmeton Klan Kosova.

Hulumtuesit kanë gjetur se kërpudhat janë të bollshme në dy antioksidantë që luftojnë plakjen dhe forcojnë shëndetin.

Ergotioneina dhe glutathione luftojnë  molekulat e dëmshme të lidhura shumë me çmenduri, forma të shumta të kancerit dhe madje edhe sëmundje të zemrës.

Dhe studimi i ri në Angli, tregon se kërpudhat janë burimi më i lartë dietetik i kombinimit të antioksidantëve, transmeton Klan Kosova.

Interesante