9:33, 2 Shtator 2017

19 skulptorë nga Gjermania kanë ndërtuar një kështjellë nga rëra, lartësia e së cilës thyen çdo rekord botëror.

Ajo është e lartë 16.68 metra dhe për ta ndërtuar atë janë përdorur katër mijë tonë të rërës.

Ekipi ka kaluar më shumë se tre janë në perëndim të qyteti gjerman, Duisburg për të punuar këtë vepër artistike, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

Ata kanë pranuar edhe certifikatën e librit të rekordeve Guinness për të dëshmuar kështu se vepër si kjo e tyre nuk ka pasur deri tash. Paraprakisht rekordin e ka mbajtur një skulpturë tjetër nga rëra, lartësia e së cilës ka qenë 14.84 metra.

Interesante