15:19, 11 Mars 2018

Një çiklist ka ndërruar jetë ndërsa po sfidonte vetën në garën më të madhe në botë të çiklizmit e njohur si Cycle Tour Cape Town.

Sipas mediave të huaja, vdekja e tij ndodhi pasi u përfshi në një aksident, gjatë një turme prej rreth 20 pjesëmarrësish të tjerë në garën M3 në kodrën Wynberg, njofton Klan Kosova.

Organizatorët konfirmuan aksidentin dhe vdekjen e çiklistit 40 vjeçar.

“Një nga çiklistët, mashkull 40 vjeçar, mori trajtim të menjëhershëm mjekësor, por, tragjikisht, plagët e tij u vërtetuan fatale”, thanë zyrtarët.

Tani në vitin e saj të 40 të, turneu i Cycle Tour Cape Town  mbledh rreth 35 mijë çiklistë si pjesëmarrës për çdo vit.