Ndërron jetë Rexhep Berisha, babai i dëshmorit Nuhi Berisha NULL NULL 28.06.2017 10:59 28.06.2017 10:59 Të mërkurën ka ndërruar jetë, Rexhep Berisha, babi i dëshmorit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nuhi Berisha. Kuvendi Komunal i Gjilanit ka njoftuar se sot do të mbajë mbledhje komemorative për të nderuar kontributin e tij për cështjen kombëtare, njofton Klan Kosova. Ndërsa, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, atë e ka cilësuar si burrë të madh, e të urtë. I kam takuar pothuaj gjithë baballarët e djemve që e bënë lirinë e Kosovës, burra të mëdhenj e pleq të urtë. I tillë ishte edhe Rexhep Berisha, babai i Nuhi Berishës, i cili sot e paska dhënë frymën e fundit! Ai la gjurmë në kohën e tij! Pusho i qetë Baca Rexhë! *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024