Ndërron jetë Rene Monse – boksieri që kryqëzoi dorëzat me Luan Krasniqin NULL NULL 09.06.2017 13:47 09.06.2017 13:47 Ka ndërruar jetë boksieri gjerman, Rene Monse. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur boksieri Luan Krasniqi, transmeton Klan Kosova. “Lajmi për vdekjen e Rene Monses më pikëlloi shumë. Ai ishte shoqërues i karrierës time në vazhdimësi. Unë dhe Rene, u takuam si në ringun amator poashtu edhe në atë profesionist”, ka shkruar Krasniqi në Facebook. “Dhe, përkundër rivalitetit tonë sportiv, patëm respektin e ndërsjellë. Ishte një sportist dhe njeri i mrekullueshëm”. “Ngushëllimet e mia ia përcjelli familjes dhe i dëshiroj forcën e gjithë botës!”, është shprehur ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll UEFA e hapur të shqyrtojë mundësinë e zgjerimit të listës së lojtarëve për Euro 2024 25 minuta më parë