Ndërron jetë pishtarja e arsimit Melihate Deva-Nura (VIDEO) NULL NULL 02.01.2017 20:19 02.01.2017 20:19 Të dielën më 1 janar ndërroi jetë në moshën 92 vjeçare mësuesja e parë në Kosovë, Melihate Deva-Nura. Ajo gjithë jetën ia kushtoi arsimit, që kur nisi të punoi mësimdhënëse e gjuhës shqipe në Mitrovicë. Për shkak të veprimtarisë së saj arsimore në ligjërimin e gjuhës shqipe, ajo edhe u përjashtua nga puna në Mitrovicë dhe u burgos. U lirua nga burgu me urdhër që të vazhdojë të punojë në shkollat shqipe të organizuara nga pushteti komunist. Ajo përsëri vazhdoi punën duke dhënë mësim por, në vendet si në Prishtinë Gjakovë e Gjilan. Sërish e arrestuan dhe e dënuan, por tash edhe për “fajet” politike të bashkëshortit të saj, Nevruz Nura. Me gjithë këto vuajtje, ajo nuk e harronte asnjëherë se çfarë profesioni kishte. Melihate Nura Deva do të mbetet ikonë e shkollës e arsimit në Kosovë. Vlerësimi i punës dhe sakrificës së saj është bërë edhe në mënyrë institucionale. Në Prill të vitit 1994 ajo u dekorua nga Presdienti i Shqipërisë Sali Berisha me medalje presidenciale për kontributin e dhënë në hapjen e shkollave shqipe. Ndërsa, me 7 Mars 2013 edhe Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga e nderoi me medaljen presidenciale të meritës për kontributin e saj. Mirënjohje iu dha edhe nga Komuna e Prishtinës. Kronikë e përgatitur nga Rejhane Selimi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hoxha: Grupe kriminale serbe po përgatiten për sulm në veri, ushtria po i ndihmon për kalim më të lehtë 11 orë më parë