Ndërron jetë piktori Gjelosh Gjokaj – Pikaso i Ballkanit (VIDEO) NULL NULL 25.09.2016 20:24 25.09.2016 20:24 Autori i veprave që dikush i krahason me ato të Pikasos nuk jeton më. Gjelosh Gjokaj ndërroi jetë të dielën në moshën 83-vjeqare në një spital të Bayernit, njofton Klan Kosova. Sëmundja e rëndë që e kishte piktori e mundi atë. Por, la mbrapa vetes mbi tre mijë vepra arti në pikturë e grafikë. Lajmi për vdekjen e tij, i la të pikëlluar shumë artistë kosovarë që e cilësojnë si një figurë të rëndësishme jo vetëm shqiptare. E ekspozitën që Mulliqi e Gjokaj do ta hapnin pas disa ditëve, tani do ta bëjë pa “Pikason e Ballkanit” E piktorja Zake Prelvukaj ashtu si Luan Mulliqi tregonë se si Gjokaj nuk e kishte harruar vendlindjen e tij. Prelvukaj shtoi se Gjelosh Gjokaj ka qenë frymëzim i saj se si ajo e sheh pikturën dhe se këtë frymëzim do ta mbajë gjithmonë jo vetëm ajo por shumë artistë të rinj shqiptar. Kronikë nga gazetari Halil Berisha. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 1 minutë më parë