11:32, 12 Janar 2018

Pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë artisti i madh i valleve, Rexhep Çeliku.

Çeliku ishte solisti i parë i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore dhe ne repertorin e tij numëron më shumë se 8 mijë shfaqje dhe 32 role në vallet më të bukura të të gjitha krahinave shqiptare, Shqipëria, Kosova dhe Çamëria.


Disa ditë më parë, Presidenti Ilir Meta i dha titullin “Nderi i Kombit”, ceremoni në të cilën Mjeshtri Çeliku u paraqit vetë, edhe pse i sëmurë rëndë.

Ai ishte  nderuar me titullin “Mjeshtër i Madh”, nga ish-Presidenti Alfred Moisiu, me motivacionin “për interpretim me nivel të lartë artistik të të gjitha valleve shqiptare dhe transmetimin e saj duke ruajtur origjinalitetin”.

Image may contain: 6 people, people standing

Interesante