
Jimmy Breslin, ikona dhe fituesi i Pulitizer Prize, kolumnisti legjendar që ka magjepsur njujorkezët me proza të thjeshta por energjike për gjysmë shekulli, ka ndërruar jetë këtë të diel në shtëpinë e tij në Manhattan.
Breslin ka vuajtur nga pneumonia, ndërsa vdekjen e tij e ka konfirmuar bashkëshortja e tij Ronnue Eldridge.
Ai ka punuar në tabloidin Daily News kur e ka fituar Pulitzer më 1986 për komentim, transmeton Klan Kosova.
Breslin ka ndërruar jetë në moshën 86 vjeçare.