Ndërron jetë aktori veteran i Bollywood, Om Puri NULL NULL 06.01.2017 10:29 06.01.2017 10:29 Aktori veteran i Bollywood, Om Puri ka ndërruar jetë në rezidencën e tij në Mumbai, ka thënë miku i tij i afërt Anupam Khet, këtë të premte, shkruan Reuters. Puri ka vdekur në moshën 66 vjeçare pas një infarkti në zemër, transmeton Klan Kosova. “Duke parë atë të shtrirë në shtrat e të duket i qetë, nuk mund të besosh se aktori ynë më i madh Om Puri nuk është më në mesin tonë”. “Thellësisht i pikëlluar dhe i shokuar. E kam njohur Puri për 43 vitet e fundit. Për mua ai përherë do të mbetet një aktor i madh, i sjellshëm dhe zemërhapur. Kjo është ajo për çka bota do ta kujtojë”, ka shkruar Kher në Twitter. Puri bëri emër në vitet e 80-ta me artin alternativ në kinema në një audiencë të vogël në Indi, duke luajtur disa karaktere të njohura. Ai gjithashtu ka punuar në një numër filmash në Bollywood dhe filma britanik, përfshirë “The Reclutant Fundamentalist”, “East is East”, dhe “Hundred-Foot Journey”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.