20:35, 6 Janar 2018

Jerry Van Dyke, aktori, komediani, dhe vëllai i legjendarit Dick Van Dyke, ka vdekur në moshën 86-vjeçare, transmeton Klan Kosova.

Aktori vdiq të premten pasdite në rrethin e familjes së tij në Arkansas. Gruaja e tij Shirley ishte pranë tij, tha ajo për TMZ.

Jerry dhe Shirley ishin të përfshirë në një aksident me makinë dy vjet më parë dhe shëndeti i tij nuk ka qenë kurrë i njëjtë, tha ajo.