9:43, 17 Prill 2018

Harry Anderson ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare, transmeton Klan Kosova.

Aktori vdiq të hënën në një shtëpi në Asheville. Deri tani, nuk raportohet për shkakun e vdekjes.

Harry luajti rolin e gjykatësit Harry T.Stone në “Night Court” në mesin e viteve ’80.

Aktori së fundi luajti rolin kryesor në “A Matter of Faith” në vitin 2014.