Ndërroi jetë e aksidentuara tek Rruga B NULL NULL 22.10.2018 23:44 22.10.2018 23:44 Njëra nga dy të aksidentuarat sot në “Rrugën B” të kryeqytetit ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra. Viktima është 30 vjeçare, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë Rajonale, Agron Borovci. “Rreth orës 22:00, policia ka pranuar konfirmimin nga QKUK-ja se, njëra nga dy të aksidentuarat L.A, 30 vjeçe, duke mos mundur t’u përballoj lëndimve të marra ka ndërruar jetë” deklaroi Borovci. Aksidenti ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet, ku një veturë ka goditur dy gra. Të dyja ishin dërguar menjëherë në QKUK për trajtim mjekësor. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 13 orë më parë