20:57, 12 Tetor 2017

Ish-deputeti dhe ish-ministri i Shqipërisë, Dritan Prifti është ndarë nga jeta në moshën 49-vjeçare.

Prifti vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë dhe u ishte nënshtruar disa ndërhyrjeve vitet e fundit, transmeton Klan Kosova.

Dritan Prifti ishte deputet në Kuvendin e Shqipërisë nga viti 2001 deri në vitin 2013, ndërkohë që nga 2009 deri në 2010 mbajti edhe postin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë.

Interesante