Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ndahen Affleck dhe Garner

NULL NULL
30.06.2015 23:04

Është folur e përfolur për ndarjen e çiftit Affleck dhe Garner, por gjithmonë çifti i ka mohuar këto fjalë.

Mirëpo më në fund Affleck dhe Garner e kanë konfirmuar ndarjen e tyre, dhe e kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët, transmeton Klan Kosova.

Çifti që e festuan 10 vjetorin e martesës të hanën e kaluar, kanë shkruar për vendimin e tyre për divorc.

“Pas shumë mendimeve të kujdesëshme ne e kemi marrë vendimin e vështirë për divorc”, tha çifti për revistën People.

“Ne do të jemi prapë miq me njëri – tjetrin dhe do të jemi të angazhuar që të jemi të përqendruar në rritjen e fëmijëve tonë, të cilët kërkojmë që të respektohen gjatë kësaj kohë të vështirë. Ky është komenti jonë i vetëm për këtë çështje të ndjeshme familjare. Ju faleminderit për mirëkuptim”, janë shprehur Affleck dhe Garner.

Ylli i filmit Gone Girl Ben 42 vjeçar dhe Jennifer 43 vjeçe kanë tre fëmijë, Violet 9 vjeçem Seraphina 6 vjeçe dhe Samuel 3 vjeç.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.