Ndahen 50 mijë euro për pastrimin e Lepencit nga azbesti NULL NULL 10.08.2018 11:17 10.08.2018 11:17 Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi dhe kryetari i Hanit të Elezit, Refki Suma kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për projektin e pastrimit të mbetjeve të azbestit përreth lumit Lepenc. Matoshi me këtë rast bëri të ditur se për vazhdimin e këtij projekti do të ndahen 50 mijë euro. “Sapo nënshkruam një marrëveshje bashkëpunimi për financimin e një projekti që ka të bëjë me largimin e azbestit përreth lumit Lepenc. Nuk do të kursehemi asnjëherë në zhvillimin e tij të mëtutjeshëm. Me kryetarin u dakorduam të vazhdojmë këtë bashkëpunim edhe në vitin e ardhshëm…”. Sipas tij, projekti do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm Projekti për largimin e mbetjeve të azbestit në këtë komunë ka filluar vite më parë, mirëpo për shkak të moskryerjes së punëve, kompanisë së kontraktuar i është ndërprerë kontrata. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 36 minuta më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 1 orë më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 2 orë më parë