Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

NBA së shpejti me trajnere femër

NULL NULL
23.07.2015 12:46
Nuk do të shkojë gjatë, kur një femër do të jetë trajnere e ndonjë klubi në NBA.

Dhe gjasat më të mëdha për këtë i ka Becky Hammon.

Ish-lojtarja e njohur e disa klubeve në Amerikë e Rusi, aktualisht është ndihmëstrajnere e Greg Popovich te San Antonio Spurs.

Ajo ka udhëhequr ekipin e dytë të këtij klubi në triumfin e ligës verore, që u mbajt në Las Vegas.

“Përderisa nuk të ofrohet një mundësi, kurrë nuk mund të tregosh aftësitë e tua për sukses”, ka thënë komesari i ligës, Adam Silver, teksa ka komentuar mundësinë që një klub i NBA-së të udhëhiqet nga një femër.

Ai ka thënë se duhet të ketë mundësi edhe për femrat tjera që luajnë në ligën NBA për t’u bërë pjesë e menaxhimit dhe udhëheqjes në NBA.

“Në dhjetë vjetët e fundit pati shumë ndryshime në shoqërinë tonë. Mendoj se edhe një kulm, edhe një barrierë do të thyhet. Dhe për këtë duhen femra si Becky”, shtoi Silver, transmeton Klan Kosova.

 

 

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.