NBA, fitojnë Toronto, Spurs e Celtics NULL NULL 19.12.2016 10:39 19.12.2016 10:39 Shkëlqen DeMar DeRozan, fiton Toronto Raptors. Falë paraqitjes fantastike të 27-vjecarit nga Kalifornia, skuadra kanadeze mposhti lehtësisht në transfertën e Floridas Orlando Magic me shifrat 109-79 duke u rikthyer te fitorja në NBA. Ky ishte suksesi i 8-të për Toronton në 10 ndeshjet e fundit. 31 pikë realizoi DeRozan në fitoren e Raptors ndaj Orlando Magic ndërkohë që u paraqitën mirë në këtë ndeshje edhe Kyle Lowry e lituanezi Valanciunas që shtuan nga 16 pikë secili. Një fitore e rëndësishme kjo e 19-ta sezonale që konsolidon pozitat e Torontos në vendin e dytë të klasfikimit në konferencën e Lindjes. San Antonio Spurs e con në 4 numrin e triumfeve radhazi dhe kërcënon, Golden State Warriors në garën për vendin e parë të konferencës së Perëndimit. Në AT@T Center të Texasit, skuadra e Gregg Popovich mposhti me rezultatin 113-100, New Orleans Pelicans duke regjistruar fitoren e 22-të në 27 takime. LaMarcus Aldridge me 22 pikë dhe veterani argjentinas Manu Ginobili me 17 të tjera ishin dy basketbollistët përcaktues mbi parket për San Antonios. Në krahun tjetër ylli i skuadrës nga Louissiana Anthony Davis qëndroi në hije me vetëm 12 pikë të realizuara për New Orleans Pelicans, shkruan SuperSport.al. Triumf i rëndësishëm edhe për Boston Celtics. Skuadra më e titulluar e NBA u imponua në transfertën e American Airlines Arena përballë Miami Heat me rezultatin 105-95. Një sukses i merituar për Celtics që janë duke zhvilluar një sezon pozitiv. Të pamjaftueshme, 54 pikët e realizuara nga dyshja Goran Dragic-Hasan Whiteside për Miamin. Në krahun tjetër më i miri për Boston-in ishte i përhershmi Isaiah Thomas me 23 pikë në total. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.