16:51, 12 Tetor 2017

Portieri i Real Madrid, Keylor Navas, mund t’i mungojë Real Madridit në dy ndeshje pasi që ka pësuar një lëndim në ndeshjen kualifikuese mes Kosta-Rikës dhe Hondurasit.

Në një deklaratë, mjeku i kombëtares, Alejandro Ramirez, konfirmoi lëndimin e kosta-rikanit.

Ndeshjet në të cilat mund të mos jetë në portë, janë ndaj Getafes të shtunën, dhe në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Tottenham Hotspur.

Interesante